Daut Haradinaj: Projektligji është i rëndësishëm për qytetarët e jo për qeverinë

04 dhjetor 2020 | 12:27

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalën e tij në Kuvend, ku po diskutohet Projektligji për rimëkëmbje ekonomike, ka thënë se është i rëndësishëm për qytetarët e jo për qeverinë.

“Ne i kemi dhënë nënshkrimet me bindjen e plotë sepse ky është ligji më i rëndësishëm për qytetarët e jo për qeverinë. E përgëzoj PDK-në që e gjeti vullnetin për ta kaluar këtë projektligj”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se si grup parlamentar kanë insistuar që të gjithë deputetet të përkrahin këtë projektligj.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri…