Deputetët e PDK-së do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike

04 dhjetor 2020 | 12:23

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se me Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike do të përfitojnë qytetarët e Kosovës.

Ai ka thënë se projektligji i sotëm është për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Hamza në fjalën e tij në Kuvend, ka theksuar se ky projektligj nuk parashikon se si do të jetë skena politike në të ardhmen, as nuk ka garanci së PDK-ja do të votojë ligje të tjera.

“Jemi opozitë e qeverisë, por nuk mundemi të jem opozitë e interesave të shtetit. Deputetët e PDK-së do ta votojnë këtë projektligj”, ka thënë Hamza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…