Gashi: Për interesa të vendit duhet të bëhemi bashkë

04 dhjetor 2020 | 12:20

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, i është përgjigjur deputetit të LV-së, Liburn Aliu, i cili kritikoi LDK-në dhe PDK-në për bashkëpunim.

Gashi tha se janë bërë bashkë me PDK-në për të votuar një projektligj i cili është në të mirë të vendit dhe qytetarëve.

Ai ka thënë se grupi parlamentar i LDK-së e përkrahë votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.

“Në momente kritike për vendin jemi bërë bashkë dhe duhet të bëhemi bashkë, dhe jo për t’u fshehur atje në një skutë. Ne njerëzit e zakonshëm bëhemi bashkë për interesa të vendit, për interesa të vendit ndoshta do të bëhemi bashkë prapë në të ardhmen. Në politikë koncepti ‘kurrë’ nuk ekziston”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Malcolm Simmons, ish-kryetar i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it do…