Sot 22 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij

14 dhjetor 2020 | 08:37

Sot, 22 vjet më parë, ra në fushë të betejës heroik komandanti i Brigadës 113 i Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – “Kapuçi” me 40 bashkëluftëtarë të vet, në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Në shenjë nderimi dhe kujtimi për ta, sot në orën 11:00 në vendin e rënies së dëshmorëve të kombit do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora me lule.

22 vjet më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998, luftëtarët e UÇK-së, derisa po sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së, 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.

Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime larta ushtarake më 21 dhjetor 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Anëtarët e lartë të administratës së presidentit amerikan Donald…