OSBE-ja ndihmon me mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë gazetarët
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka pranuar donacion, mjete mbrojtëse, xhaketa dhe jelekë nga Misioni i OSBE-së në Kosovë për gazetarët, fotoreporterët dhe kameramanët e medieve në Prishtinë.
Në donacionin e siguruar, shpërndarja e të cilit do të fillojë të hënën, bëjnë pjesë: 55 xhaketa, 55 jekelë, 50 veshje mbrojtëse, 50 mburoja fytyre, 180 pako maska, si dhe 180 dezinfektues 100ml, raporton “Epoka e re”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka bërë me dije se posedon listat e kolegëve që punojnë në terren dhe janë pajisur me mjete mbrojtëse nga donacionet e mëparshme.
“Për tërheqjen e pakove të reja, të njëjtit do të njoftohen ditëve në vijim. AGK-ja do ta vazhdojë angazhimin drejtë sigurimit të donacioneve të tjera, në mënyrë që të kolegëve tanë t’u lehtësohet sado pak puna që po e bëjnë përgjatë pandemisë Covid-19”, ka njoftuar AGK-ja.



