Më 25 janar mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare Kosovë – Maqedoni

16 dhjetor 2020 | 15:29

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka qëndruar sot për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Ajo është takuar me zëvendëskryeministrin Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, me të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm, raporton “Epoka e re”.

“Sapo përfunduam një takim jashtëzakonisht përmbajtësor në Shkup, me zv-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, më të cilin biseduam për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive tona, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm”, shkruar Balaj-Halimaj në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka bërë me dije se bashkërisht u dakorduan për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

“Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare. Po ashtu, do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit.
Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje”, ka bërë me dije zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në…