Konjufca: LV-në e PDK-në i çoi në opozitë Hoti e jo Zoti
16 dhjetor 2020
| 22:20
Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se LV-në dhe PDK-në i ka çuar në opozitë Hoti e jo Zoti.
Kjo shprehje u përdor nga Konjuca kur gjatë debatit u diskutua lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në mes PDK-së dhe LV-së për shkak se të dyja gjenden në opozitë dhe kështu i ka çuar Zoti.
Konjufca tha se “Në opozitë me PDK-në na ka çuar Hoti e jo Zoti”, shkruan Express.
Tutje, Konjufca tha se PDK-ja nuk ka qasje korrekte ndaj LV-së.
“PDK-ja po vepron si partia më e pakorruptuara në Kosovë paslufte, dhe po sillet sikur LV-ja duhet të shtojë ta lusë për disa numra. Kjo qasje nuk është korrekte”, shtoi Konufca.



