“Mision Impossible” “Do të zhdukeni nëse…”- Stafi nuk duron më Tom Cruise, japin dorëheqjen

17 dhjetor 2020 | 13:45

Pesë persona nga stafi kanë lënë xhirimet e “Mision Impossible”, pas ‘shpërthimeve’ të yllit të Hollivudit, Tom Cruise.

Ditën e djeshme u publikuan audio, ku dëgjoj Cruise i revoltuar, pasi pa dy pjesëtar të ekipit të shkelnin rregullat e COVID, duke mos respektuar distancën sociale. “Ka shumë tension prej muajsh, ka pasur shum pjesëtar të tjerë të ekipit që janë larguar.

Tom thjesht nuk e pranon dot faktin që të gjithë nuk po e marrin kaq seriozisht sa ai”, tha një pjesëtar i ekipit. “Mision Impossible” është goditur shpesh nga koronavirusi, ndërsa Cruise, që luan rolin e Ethan Hunt dhe është edhe producenti, ka hedhur një pasuri të tërë për të siguruar masat e duhura anti-covid.

Ai madje ka marrë dhe një anije, në mënyrë që stafi të izolohet. Në audion e publikuar dje, aktori paralajmëroi 50 pjesëtarët e stafit se do të “zhdukeshin”, nëse nuk respektonin rregullat e COVID.

“Mision Impossible”/ “Do të zhdukeni nëse...”-

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për shumicën prej nesh Krishtlindja e këtij viti do të…