Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të tri veturave

20 dhjetor 2020 | 12:38

Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se më 18 dhjetor rreth orës rreth në stacionin policor në Pejë është paraqitur një rast vjedhje e veturës.

Vetura e vjedhur e tipit Shkoda – Fabia ishte e parkuar në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë dhe në pronësi të një biznesi, raporton “Epoka e re”.

“Me datë 19. 12. 2020 në orët e hershme të mëngjesit rreth orës 6:30 e njëjta veture është ndaluar nga patrulla policore e stacionit policor Malishevë dhe pas verifikimeve të nevojshme ka rezultuar si veturë e vjedhur një natë më herët në Pejë. V.L. i lindur më 2.07.1986 i dyshimtë për vjedhjen e veturës është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa vetura i është kthyer pronarit”, ka njoftuar policia.
Sipas këtij njoftimi, ky person ka qenë i dyshimtë edhe për dy vjedhje të tjera të veturave.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Newcastle United, Isaac Heyden, ka folur për përballjen…