Drashkoviqi: Masakrën në kafenenë “Panda” e kreu sigurimi serb
Më 18 janar 2014, në një intervistë për gazetën “Kurir”, ish-zëvendëskryeministri jugosllav Vuk Drashkoviq, largoi tymnajën që sillej rreth shqiptarëve dhe përmendi emra konkretë të sigurimit serb si organizatorë të vrasjeve të shumta në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen në kafenenë “Panda”.
“Vendimin për serinë e krimeve kundër serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve që e mbështetnin Serbinë dhe e dënonin UÇK-në, e solli Millosheviqi dhe shtabi i tij strategjik. Në krye të eskadronit të vdekjes, Njësisë për Operacione Speciale1, u caktua Milorad Ulemek-Legija.
Ky i merrte urdhrat nga Radomir Markoviq. U vendos që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të kryente një varg sulmesh terroriste të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së. Qëllimi i këtyre sulmeve ishte që UÇK-ja të paraqitej në sytë e bashkësisë ndërkombëtare si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, përmes këtyre aksioneve do t’u jepej zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.
Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, në krye me Radomir Markoviqin, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legijas, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë”, deklaronte Vuk Drashkoviq.



