Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Dyseldorf me kartolinat “Down Syndrom Kosova” ua uron bashkatdhetarëve vitin e ri 2021!

23 dhjetor 2020 | 15:44

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Me këtë thënie nga Nëna Terezë, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva për festat e fund vitit uroi të gjitha misionet e huaja diplomatike/konsullore të akredituara në NRW, institucionet vendore në Landin NRW, odat ekonomike, klubet e biznesit, rektorët e universiteteve, shoqatat kulturore sportive dhe personalitetet tjera të rëndësishme.

Ashtu siç është roli i misionit diplomatik/konsullor për promovimin e vlerave të shtetit tonë si dhe përkushtimi i ekipës të Konsullatës së Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf për shërbimin dhe paraqitjen sa më të mirë, këtë vit me shumë dëshirë Konsullata e Përgjithshme e RKS-së në Dyseldorf ka zgjedhur kartolinat e punuar me shumë dashuri nga personat me sindromën Down në Organizatën Joqeveritare “Down Syndrom Kosova”.

Stafi i Konsullatës së  Përgjithshme të RKS-së në Dyseldorf, ju  uron të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës dhe ne veçanti bashkatdhetarëve në Gjermani për një vit të mbarë, shëndet, mirëqenie dhe shumë lumturi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kërkuar…