Limaj takon strukturat e partisë në Drenas dhe Klinë, kërkon mobilizim për zgjedhjet e reja
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vazhduar takimet me strukturat e partisë nëpër komuna.
Limaj të mërkurën ka takuar kryesitë e degëve në Klinë dhe Drenas.
“Sot kam takuar kryesitë e degëve tona në Klinë dhe Drenas, të cilave u jam tejet mirënjohës për përkushtimin dhe angazhimin e madh që kanë dhënë për Nismën ndër vite. Me socialdemokratët tanë në Drenas dhe Klinë bashkëbiseduam dhe ramë dakord për një mobilizim të fuqishëm për t’i hyrë si kurrë më parë këtij procesi zgjedhor, që njëherit është edhe proces jetik për qytetarët tanë”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Klina dhe Drenasi si vatra të lirisë besojnë fuqishëm në vizionin dhe përkushtimin e Nismës për të mbrojtur vlerat tona kombëtare.



