Rritet niveli i CO2 në atmosferë

08 janar 2021 | 13:41

Marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2015 parashikonte masa për të ngadalësuar ngrohjen globale si pasojë e aktivitetit njerëzor. Por gazrat serrë në atmosferë vazhdojnë të akumulohen në sasi gjithnjë e më të mëdha.

Përqendrimi i dioksidit të karbonit sot llogaritet të jetë  50% më i lartë mbi nivelin e shekullit 18.

Veprimet e njeriut kanë rritur përqendrimin e gazrave të dioksidit të karbonit në atmosferë, dhe po ndikojnë në ngrohjen e shpejtë të planetit.

Zyra e Meteorologjisë e Britanisë së Madhe informoi të premten se përqindja e CO2-it në ajrin rreth Tokës vlerësohet se ka arritur 50%  më lart sesa gjatë revolucionit industrial në shekullin e 18-të, periudhë e cila merret si një pikë referimi për çështjet klimatike.

Për vitin 2021, sasia e dioksidit të karbonit në atmosferë llogaritet se do të prekë vlerën 417 njësi për milion mes prillit dhe qershorit, nga 278 që llogaritej më shumë se 200 vite më parë.

“Na u deshën 200 vite që nivelet e CO2-it të rriteshin me 25 për qind, dhe për 30 vitet e fundit, nivelet po arrijnë 50 % më lart,” deklaroi shkencëtari Riçard Bets, i Zyrës Britanike të Meteorologjisë.

Gazrat e dioksidit të karbonit në atmosferë mendohet se janë shtuar si pasojë e shfrytëzimit të qymyrit, naftës dhe gazit për djegie por edhe prej shpyllëzimeve që po ndodhin nëpër botë.

Shfrytëzimi i hidrokarbureve për energji po e përkeqëson situatën.

Vitit 2021, ndërkohë, shihet si një vit kritik për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Parisit për Klimën të dakordësuar pesë vite më parë, për të evituar ndryshime katastrofike klimatike.

Pandemia bëri që vitin e kaluar të vërehej një rënie e niveleve të CO2-it për shkak të izolimeve nga koronavirusi, por gazrat e dëmshëm në atmosferë raportohet se i janë rikthyer tani vlerave të mëparshme./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës (IKShPK) ka bërë me…