Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

10 janar 2021 | 15:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në vendin tonë.

Sipas IHK-së, situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë edhe për këto pesë ditë të parashikimit, raporton “Epoka e re”.

“Në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar. Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi francez Moussa Dembele është shumë pranë transferimit te skuadra…