Milani i shtohet garës për shqiptarin e Bayernit

14 janar 2021 | 17:40

Leon Dajaku është talenti shqiptar i radhës që është formuar në akademinë e Bayern Munchenit.

19-vjeçari ka pasur fatin që të stërvitet edhe me ekipin e parë të “bavarezëve”.

Aventura e Dajakut me Bayernin do të mbyllet në këtë merkato, ndërsa Union Berlin, Koln dhe Nice ishin ekipet e para që u interesuan që ta merrnin lojtarin si huazim me të drejtë blerje. Ndërsa “Goal” raporton se edhe Milani është futur në këtë garë për ta marrë Leon Dajakun.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se…