Zyberaj konfirmon kandidaturën për deputet
16 janar 2021
| 00:21
Anëtari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Jetlir Zyberaj, në emisionin DPT te Fidani në t7, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për deputet nga radhët e AKR-së, brenda listës zgjedhore të LDK-së.
Poashtu Zyberaj ka bërë të ditur se AKR-ja do të garoj me 7-10 kandidatë të saj brenda koalicionit LDK-AKR.