Theret me thikë një person në Prishtinë, dërgohet për trajtim në QKUK

19 janar 2021 | 16:37

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident me thikë në afër të shkollës “Ismail Qemali”, në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Sipas policisë një i mitur e ka therur me thikë një person tjetër që është dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:45 është raportuar për një lëndim trupor të ndodhur në afërsi të shkollës fillore ‘Ismail Qemali’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes prej nga viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Ndërkohë që ka shoqëruar në stacionin policor një të mitur që dyshohet të ketë shkaktuar lëndimin trupor të viktimës me një mjet të mprehtë. Aktualisht policia ka iniciuar në hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Ahmeti për “Express”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah…