Lakersat mposhtin Chicagon

24 janar 2021 | 15:26

La Lakers kanë arkëtuar fitore ndaj Chicago Bulls në udhëtim në kuadër të xhiros së 17-të të NBA.

Bulls kishin fituar tre ndeshje radhazi dhe kishin arritur një rekord ekskluziviteti duke shënuar 115 ose më shumë në shtatë ndeshje radhazi. Por kundër LA Lakers, ata u munduan, veçanërisht në fillim. Lakers tani qëndrojnë në vendin e parë me 13 fitore dhe katër humbje, të ndjekur nga rivali lokal Clippers.

Mysafirët fituan dy çerekët e parë ndërsa Bulls fituan dy të tjerë. Rezultati përfundimtar Chicago Bulls 90 – 101 LA Lakers, (17-29), (16-34), (33-20), (24-18). Për Lakers shkëlqeu, Anthony Davis me 37 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime. LeBron James regjistroi 17 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime. LaVine, ishte më i dalluari tek Chicago me 21 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dustin Poirier ia ka dalë të triumfojë me KO ndaj…