Isak Shabani: Mbështetja juaj, obligim dhe nder për mua

29 janar 2021 | 13:13

Kandidati i PDK-së, Isak Shabani  i cili në listën për deputet të #Rimëkëmbjes mban numrin #34 vazhdon takimet me bashkëqytetar.

Isak Shabani, ish i burgosuri politik, bashkëluftëtar i Zahir Pajzatit, po vazhdon agjendën e takimeve me qytetarët të të gjitha shtresave. Shabani para qytetarëve është duke paraqitur vizionin e tij se si ai do t’i mbrojë dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve për gjatë gjithë periudhës nëse e merr mandatin e sovranit. Shabani në një takim me rininë që ka zhvilluar gjatë kësaj para fushate ka thënë se ajo është periudha jetësore më energjike në jetën e njeriut. “Popullit tonë ja kanë lakmi kudo për vitalitetin dhe faktin se si shoqëri dominohemi nga kategoria e moshës së re”.

May be an image of 5 njerëz, people standing dhe people sitting

Përveç për të ardhmen, rinia jonë ka qenë një nga katalizatorët kryesor për zhvillimet e aktualitetit në shoqëri, është shprehur Shabani.

Kandidati për deputet ka takuar edhe humanistin Halil Kastratin, nga i cili është njoftuar për punën dhe angazhimin e tij. “Bamirësia shoqëritë njerëzore i bënë humane dhe të qëndrueshme. Ajo është një nga virtytet kryesore të njeriut.

May be an image of 2 njerëz, people sitting dhe kostum

Shoqata e bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”, e drejtuar nga humanisti dhe bamirësi Halil Kastrati, është një shembull i mirë i organizimit të aksioneve bamirëse kudo në trojet shqiptare. Për këtë, ai duhet ta ketë gjithmonë përkrahjen dhe mbështetjen tonë”, ka thënë ndër tjera Shabani.

Siç dihet Isak Shabani ka përjetuar masakrën në burgun e Dubravës, dhe sinqeriteti i tij dhe madhështia prej një djali të mirë që e ka Kosova dhe që e meriton votën tuaj është edhe një video me pjesë të shkëputura në të cilën ka dhënë një intervistë në njërin nga përvjetorët e kësaj masakre.

Isak Shabani garon në listën e PDK-së, dhe mbanë numrin #34.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

May be an image of 8 njerëz, people standing dhe people sitting

May be an image of 2 njerëz, people standing dhe people sitting

May be an image of 1 person dhe sitting

May be an image of 6 njerëz, people sitting dhe people standing

May be an image of 1 person dhe outerwear

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar ish-bashkëluftëtarët e…