Limaj merr përkrahje nga ish-bashkëluftëtarët e tij në Kopliç të Skenderajt

29 janar 2021 | 13:12

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar ish-bashkëluftëtarët e tij në Kopliç të Skenderajt.

“Për ta shpalosur vizionin tonë për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për të diskutuar mbi rëndësinë e kauzës sonë për Çlirimtarët, kryetari Limaj me bashkëpunëtorë mbrëmë ka takuar bashkëluftëtarë e të rinj në konakun e bacës Hysen Hyseni në Kopiliç të Skenderajt”, bëhet me dije në njoftimin e Nismës Socialdemokrate.

Në këtë njoftim theksohet se “Gatishmëria dhe përkushtimi i madh që po shohim tek mbështetësit tanë në Drenicë dhe anekënd vendit, për tu rreshtuar krah rrugës sonë të drejtë, po na jep edhe më tej besim e siguri që kauza jonë “Me Çlirimtarët”, vlerat kombëtare dhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas 14 shkurtit do të jenë të mbrojtura e të përfaqësuara denjësisht nga deputetët tanë në Parlament”, ka njoftuar Nisma Socialdemokrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica,…