Bordi i KEK-ut shkarkon Luigj Imerin, në vend të tij emëron Perparim Kabashin

29 janar 2021 | 16:51

Bordi i përkohshëm i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kësaj korporate, Luigj Imeri.

Në këtë pozitë, ky bord ka emëruar Perparim Kabashin, i cili deri më tani ka qenë drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

“Në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve (BPD) të KEK-ut, të mbajtur sot, dt 29.01.2021, në pikën e rendit të ditës për shqyrtimin e pozitave të larta menaxhuese sipas kërkesës së drejtuar nga ish-menaxhmenti i KEK-ut, BPD-ja vendosi që të mos merret me shqyrtimin e vendimeve të mëhershme të ish Bordeve, njëherit ka udhëzuar menaxhmentin që të vijojë procedurat gjyqësore në mbrojtje të korporatës deri në vendimin përfundimtar të formës së prerë nga gjykata. Në këtë vazhdë, BPD-ja gjithashtu ka marre vendim që të liron nga pozita e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv z. Luigj Imeri. Ndërsa në pozitën e u.d. të kryeshefit ekzekutiv ka emëruar z. Perparim Kabashi, aktualisht drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK”, ka njoftuar KEK-u.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
R.B., një mërgimtar nga Rajoni i Prizrenit, edhe një periudhe…