Covidi në Itali, mbi 13 mijë raste të reja

03 shkurt 2021 | 21:48

Italia po vazhdon të shënoj shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

13 mijë e 189 raste të reja të infektuara me Covid-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Itali.

Sipas faqes botërore të statistikave, “worldometers.info”, gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 476 viktima.

Italia radhitet e 8’ta në botë për nga numri më i madh i rasteve të infektuara me gjithsej 2 milionë e 583 mijë e 790 raste dhe 89 mijë e 820 viktima.

Deri tani në Itali janë shëruar 2 milionë e 59 mijë e 248 persona, ndërsa 434 mijë e 722 raste janë aktive me koronavirus. Italia deri tani ka kryer 33 milionë e 332 mijë e 881 testime për Covid-19.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore,…