Zemaj falënderon Emiratet e Bashkuara për përkrahjen në shëndetësi
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, Nabila Abdelaziz Alshamsi, të cilën e ka njoftuar me situatën epidemiologjike në vend
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë përkrahje të vazhdueshëm për shëndetësinë në Kosovë.
Postimi i plotë i Zemajt:
Me kënaqësi prita në takim ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë, znj. Nabila Abdelaziz Alshamsi të cilën e njoha me situatën epidemiologjike në vend dhe këmbyem përvojat e ballafaqimit me virusin vdekjeprurës të sitemeve tona shëndetësore.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë përkrahje të vazhdueshëm për shëndetësinë tonë. Investimi me vlerë 26 milionë dollarë në ndërtimin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik të Fëmijëve, në kuadër të QKUK-së, është vepër madhore e kësaj ndihme, andaj jemi përgjithmonë mirënjohës dhe falënderues për këtë kontribut të madh për Kosovën.
Mbetemi të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë me shtetin mik, Emiratet e Bashkuara Arabe. Faleminderit!