Kandidatja Ganimete Ismajli (LDK): Sovrani ka dy rrugë, izolimin ose daljen nga izolimi
12 shkurt 2021
| 23:56
Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ganimete Ismajli, në mesazhin e saj para heshtjes zgjedhore, ka thënë se sovrani më 14 shkurt ka dy rrugë: izolimin ose daljen nga izolimi.
“Kosova do të vendos për veten dhe ka vetëm dy rrugë: të dalë nga izolimi krahë për krahë me miqtë tanë të vërtetë ose të kthehet në izolim edhe më të keq, falë edhe situatës globale. Zotohem se nuk do të ndalem së punuari për alternativën e parë, çfarëdo që të vendoset! Mirupafshim në fitore!
Lidhja Demokratike e Kosovës #132 #36
Ganimete Ismajli”, ka shkruar në mesazhin e saj kandidatja për deputet, Ganimete Ismajli.



