Mbyllet procesi i akreditimit të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë për zgjedhjet e 14 shkurtit

13 shkurt 2021 | 11:32

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka bërë me dije se KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar: 18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe…