Pas reshjeve të borës komuna e Prizrenit u rri gati rrugëve

14 shkurt 2021 | 14:59

Pas reshjeve të borës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, nëpërmjet kompanive të kontraktuara, ka vazhduar angazhimin për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës nëpër lagje e fshatra të komunës së Prizrenit.

“Kompanitë do të vazhdojnë punën e tyre sipas planeve operative në terren, ndërkaq vlen të theksohet se në rajonin Zhupës temperaturat kanë arritur deri në -15 gradë celsius, e për këtë arsye hedhja e kripës në disa pjesë të këtij rajoni mund të mos tregojë rezultate të shpejta”, është thënë në njoftimin e komunës së Prizrenit.

Kjo komunë ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për lehtësimin e qarkullimit, ndërkaq ka ftuar të qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, sidomos gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prizren,…