Më pak se tri orë deri në mbylljen e vendvotimeve, AAK-ja fton qytetarët të votojnë
14 shkurt 2021
| 16:50
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në konferencën për medie u kanë bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Kandidati për deputet nga kjo parti, Shemsedin Dreshaj, ka falënderuar mediet për punën e palodhshme.
“Sipas të dhënave në dalje në votime janë 35 për qind në rang të vendit dhe deri në mbylljen e votimeve kanë mbetur 3 orë. I lusim qytetarët të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhje”, ka thënë Dreshaj.



