Gjatë 24 orëve të fundit shërohen edhe 411 pacientë nga Covidi në Kosovë
19 shkurt 2021
| 15:20
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 10 qytetarë si pasojë e Covid-19 dhe janë konfirmuar edhe 340 raste të reja me ketë virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste”, ka njoftuar IKShPK-ja.



