Prishtina e mposhti Dritën, kjo është deklarata e Ramadanit
24 shkurt 2021
| 17:23
Trajneri i Prishtinës, Zekerija Ramadani është deklaruar pas fitores ndaj Dritës. “Bardhekaltërit” mposhtën kampionin e Kosovës me rezultat 2-0 në “Fadil Vokrri”.
Pas ndeshjes, Ramadani përgëzoi lojtarët për fitoren, duke thënë se është meritë e tyre.
“Është merita e futbollistëve për fitoren ndaj Dritës, ata dhanë maksimumin. I uroj futbollistët mi për fitoren dhe shpirtin luftarak. Ne u shpërblyem me tre pikë që ishte edhe objektivi i jonë për këtë ndeshje. Ne duhet të jemi me këmbë në tokë dhe nuk duhet të përballemi me eufori”, u shpreh ai për ArtSport1.
Me këtë fitore, Prishtina tani është në garë për titull, ngase është katër pikë prapa liderit, Ballkani.