Haradinaj: Adem Demaçi na mësoi rrugën e lirisë
26 shkurt 2021
| 16:59
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ish-veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi, i cili sot do të mbushte 85 vjet.
Haradinaj ka thënë se Demaçi ua ka mësuar rrugën e lirisë, raporton “Epoka e re”.
“Kur të tjerët u ndalën, ti e vazhdove. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve. Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë nga liria jote. Urime ditëlindja baci Adem!”, ka shkruar Demaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.