Gjiganti evropian interesohet për Hysajn

26 shkurt 2021 | 16:58

Ekipi nga Ligue 1, Paris Sanit-Germain, po monitoron situatën e mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj te Napoli. ESPN ka shkruar të premten se PSG-ja ka shprehur interesim për transferimin e Hysajt në fund të këtij edicioni.

Raportohet se drejtori sportiv i ekipit francez, Leonardo, tashmë ka nisur kontaktet me përfaqësuesin e Hysajt duke pasur parasysh se mbrojtësit të Shqipërisë i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit.

Më herët, agjenti i Hysajt ka paralajmëruar largimin e klientit të tij nga ekipi italian pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.

Te PSG-ja, Hysaj po shihet si opsion i lirë për repartin defensiv. Hysaj 27-vjeçar këtë edicion ka 15 ndeshje dhe dy asistime për Napolin në të gjitha garat. Ai këtij ekipi iu bashkua nga Empoli për 15 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Talenti i ri i futbollit, Mehmet Ibrahimi, ka nënshkruar kontratë…