Unitedi fiton derbin e Manchesterit

07 mars 2021 | 19:53

Me titullin thuajse të siguruar, Manchester City është sforcuar pak në derbi, duke u mundur 2-0 nga Manchester United.

Skuadra e Pep Guardiolës i dha fund ecurisë së 21 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet.

Bruno Fernandes zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të me 11-metërsh ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë mbrojtësi Luke Shaw vulosi fitoren e ekipit të Solskjaer.
United me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me 54 pikë, 11 më pak se City kryesues.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëri prej anëtarëve të familjes legjendare Jashari, Rifati, ka treguar…