Komuna e Gjakovës kërkon  respektimin e masave anti-Covid

09 mars 2021 | 14:21

Shtabi emergjent për menaxhimin e Covid-19 në Komunën e Gjakovës, ka zhvilluar të martën mbledhjen të rregullt, në të cilën është diskutuar për gjendjen aktuale në këtë komunë dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve relevante për aplikimin e vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës.

“Numri i rritur i të infektuarve është shqetësues dhe gjendja tashmë është rënduar. Komuna e Gjakovës është në pjesën e Zonës së Kuqe, gjë që na kategorizon si komunë me rrezikshmëri të lartë. Anëtarët e shtabit emergjent apelojnë që personat e testuar dhe ata të konfirmuar pozitiv me Covid-19, të qëndrojnë të izoluar në të kundërtën shkelja e këtyre rregullave paraqet vepër penale”, ka njoftuar Komuna e Gjakovës.

Sipas këtij njoftimi, Policia e Kosovës dhe inspektorati do të monitorojnë në vazhdimësi gjendjen e respektimit në tërësi të manualit për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.  “Gjithashtu apelohet për durim deri në fillimin e zbatimit të planit shtetëror për vaksinim”, ka njoftuar komuna që drejtohet nga Ardian Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 3 500 qytetarë të Milanos qëndrojnë përditë kokulur në…