Asambleja e fëmijëve në Gjilan bëhet me kryesi të re
Asambleja e Fëmijëve në Gjilan, e cila është themeluar në vitin 2021, ka zgjedhur të martën kryesinë e re. Në dy vitet e ardhshme, aq sa zgjatë një mandat, Asamblenë e Fëmijëve do ta udhëheq Xhengiz Hyzeiri, ndërsa nënkryetarë do të jenë Malvesa Kurti dhe Edine Kazaz, sekretar, Morea Rexhepi, kurse arkëtare, Feroza Rashiti. Hanumshahe Rexhepi, zyrtare për të drejtat e fëmijëve, ka thënë se kjo është përbërja e tretë e Asamblesë së Fëmijëve, që kur është themeluar kjo organizatë, e cila ka për qëllim afirmimin e të drejtave të fëmijëve në shkolla, mjedisin ku jetojnë ata si dhe në shoqëri. Rexhepi ka theksuar se Gjilani si komunë tashmë ka rregulloren për të drejtat e fëmijëve. Asambleja është zëri i fëmijëve dhe këtë privilegj ata duhet ta shfrytëzojnë për të punuar së bashku për të mirën e tyre.
Asambleja përbëhet nga përfaqësues të shkollave dhe ka për qëllim të sigurojë pjesëmarrjen aktive të fëmijëve në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, sportit, punës humanitare dhe aktiviteteve të tjera me interes për ta, bashkëpunimin me Këshillat drejtues të shkollave, prindërve, nxënësve dhe komunitetin lokal, ngritjen e vetëdijes për të drejtat e fëmijës, inkurajimin e tolerancës, solidaritetit dhe demokratizimit, promovimin e vlerave shoqërore dhe të tjera.



