Nënshkruhet memorandumi për vazhdimin e ndërtimit të një çerdheje në Skenderaj
09 mars 2021
| 14:25
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Enis Kervan, kanë nënshkruar të martën memorandumin e bashkëpunimit për bashkëfinancimin e projektit “Vazhdimi i ndërtimit të çerdhes në lagjen 2 të qytetit të Skenderajt”.
Në bazë të këtij memorandumi, Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal do të bashkëfinancojnë vazhdimin e ndërtimit të kësaj çerdhe e cila këtë vit do të jetë e gatshme për fëmijët e qytetit tonë. “Në emër të Komunës së Skenderajt, falënderoj ministrin Kervan për mbështetjen dhënë komunës sonë, në realizim të projekteve që ndikojnë direkt në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve”, ka thënë Jashari.



