Qeveria ndanë 10 milionë euro Ministrisë së Shëndetësisë
15 mars 2021
| 12:44
Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 69, në të cilën ka marrë disa vendime.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka treguar se në këtë mbledhje qeveria ka ndarë 10 milionë euro për Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ministrisë së Shëndetësisë u janë ndarë 10 milionë euro për blerjen e materialeve, aparaturave mjekësore si dhe angazhimin e personelit shëndetësor dhe mbështetës, për menaxhimin e pandemisë Covid-19”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.



