Lulzim Basha boton libër, mesazh për shqiptarët para zgjedhjeve
22 mars 2021
| 12:00
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka botuar librin me titull “Misioni im”. Me këtë libër, Basha kërkon që t’u japë një mesazh shqiptarëve që ta votojnë ata në zgjedhjet e 25 prillit, pasi tregon misionin e tij që ka për qeverisjen e vendit.
Botimi i librit është bërë nga shtëpia botuese “Skanderbeg” që drejtohet nga Flutura Açka, e cila është dhe kandidate për deputete e Partisë Demokratike.
Në “Misioni im”, Basha rrëfen të gjitha ngjarjet gjatë karrierës së tij politike, si i ka përjetuar që nga viti 1992, dhe betejën opozitare të viteve të fundit.
Kujtojmë se dhe në vitin 2013 pak muaj para zgjedhjeve kreu i opozitës në atë kohë, Edi Rama, botoi librin “Kurbani”. /tvklan.al/



