Hoxhaj tregon se a do ta çojë Kurtin në Kushtetuese
22 mars 2021
| 20:43
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja në asnjë formë nuk do ta kontestojë mandatin e kryeministrit të sapozgjedhur, Albin Kurti, pavarësisht se ai ka një dënim nga sistemi i drejtësisë.
“PDK-ja nuk dërgon asgjë në gjykatë që ta kontestoj mandatin e Kurtit, i cili nuk ka pasur të drejt që të bëhet deputet dhe i cili është bërë sot kryeministër. Nuk dua ta lë përshtypjen para qytetarëve të Kosovës që ne e përdorim Gjykatën Kushtetuese si instrument për ta bllokuar vullnetin e tyre. Qytetarët e Kosovës kanë folur dhe e kemi respektuar një vullnet të tillë”, ka thënë Hoxhaj pas votimit të qeverisë së re.



