Kurti edhe zyrtarisht pranon detyrën e kryeministrit
23 mars 2021
| 10:10
Albin Kurti edhe zyrtarisht ka marrë sot detyrën e kryeministrit nga ish-shefi i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti.
Ai është zgjedhur të hënën në mbrëmje me 67 vota për.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar bindshëm zgjedhjet e 14 shkurtit me mbi 50 për qind të votave.
Detyra Kurtit i është dorëzuar me ceremoni shtetërore.



