Musliu për deklaratën në Kuvend: S’kam dashur ta ofendoj asnjë jetim, jetim jam rritur vet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është sqaruar në lidhje me deklaratën e dhënë gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku e akuzoi tashmë kryeministrin, Albin Kurti.
Musliu po ashtu u shpreh se ishte i pakuptimtë fakti që Kurti, dukë pasur vota të mjaftueshme për krijimin e Qeverisë, zgjodhi që votimi të bëhej sot.
“S’e kuptonim dot ngutjen e tij dhe pse ai zgjodhi të votohej nëpër terr. Njeriu që me vite e ka kritikuar votimin nëpër terr, me krejt komoditetin që e ka, vendosë që sot të zgjidhet nëpër terr, dhe kjo ishte e pakuptimshme”.
“Opozita ka dhënë shembullin më të mirë edhe me debate e vota, e dha një sinjal që ky vend mjaft ka parë gaz lotsjellës, vezë e policë në Kuvend, e mjaft ka parë dhunë. Ne si PDK kemi qenë konstruktivë, e kemi dhënë kontributin tonë si deputetë e si opozitë”./KlanKosova



