Këta 12 deputetë do t’i zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend

23 mars 2021 | 11:00

Publikohen emrat, këta 12 deputetë do t’i zëvendësojnë anëtarët e kabinetit qeveritar në Kuvend

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka zbuluar emrat e deputetëve të rinj që do të fitojnë mandat në Kuvend, duke zëvendësuar anëtarët e kabinetit qeveritar.

Cakolli ka bërë me dije se me votimin e djeshëm të Qeverisë “Kurti 2”, janë 12 anëtarë të kabinetit qeveritar që tashmë kanë humbur mandatin e deputetit.

“Për zëvendësimin e tyre, kryetari i Kuvendit do t’i bëjë praktikisht kërkesë vetes si u.d. i presidentit, që të mbushë ulëset e mbetura të zbrazëta.  Pastaj, në cilësinë e u.d. të presidentit, Glauk Konjufca do të kërkojë nga KQZ-ja që të rekomandojë emrat e kandidatëve në radhë me numrin më të madh të votave. KQZ-ja ka afat pesë ditë, që nga pranimi i kërkesës, për të kthyer përgjigje me emrat e ligjshëm të kandidatëve në radhë – të cilët duhet që në seancën e radhës të Kuvendit të japin betimin e tyre”, kka shkruar Cakolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Cakolli ka publikuar emrat e ministrave dhe deputetëve që do të zëvendësohen në Kuvend.

Kandidatët për deputetë që do të zëvendësojnë tashmë ministrat e Qeverisë “Kurti 2” janë:

Donika Gërvalla-Schwarz – Shqipe Isufi

Arben Vitia – Enver Haliti

Hekuran Murati – Mirsad Shkreta

Faton Peci – Gramos Agusholli

Liburn Aliu – Alban Bajrami

Arbërije Nagavci – Yllza Hoti

Hajrullah Çeku – Jahja Kokaj

Rozeta Hajdari – Gresa Bytyqi Kelmendi

Xhelal Sveçla – Hydajet Hyseni Kaloshi

Fikrim Damka – Enis Kervan

Elbert Krasniqi – Fridon Lala

Emilija Redžepi – Samra Ilijazi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është sqaruar…