Ljaçku uron Kurtin, ia përmend edhe dialogun
Emisari special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka uruar kryeministrin e zgjedhur, Albin Kurti.
Lajçaku ka thënë se BE-ja është gati të lehtësojë dialogun me Serbinë.
“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçaku në llogarinë e vet në “Facebook”.
Congratulations @albinkurti on your election as Prime Minister. I wish you success in meeting the high expectations of the citizens of Kosovo. The EU stands ready to facilitate the Dialogue on normalization of relations with Serbia. https://t.co/SajShe1CHt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 23, 2021



