Prosperi e quan të çuditshëm veprimin e Prokurorisë: Para një viti dorëzoi aktakuzën, tani thotë se po kryejmë hetime

24 mars 2021 | 13:53

Në Gjykatën Speciale është duke u zhvilluar debat i ashpër në lidhje me fazën e hetimeve të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

Pierre Richard Prosper, i cili është në ekipin mbrojtës të Hashim Thaçit, ka thënë se mbrojtja s’ka qenë në gjendje të fillojë seriozisht hetimet.

“Ne nuk jemi në gjendje të fillojmë punët hetimore seriozisht në prill. Dhe kjo është për dy arsye: është nxjerrja e materialeve në mënyrë që të dimë se çka duhet të hetojmë, sidomos nga dokumentet dhe organizatat e ndryshme ku kërkohet hetim më i hollësishëm i tyre. Unë nuk dua të them se ZPS-ja nuk ka vështirësi. Unë kam qenë në pozitën e tyre në vende të ndryshme, por duhet t’i kërkojë Prokurorisë që ta kuptojnë edhe pozitën dhe kompleksitetet me të cilat përballemi ne. Sepse ne nuk jemi në gjendje të përmbushim përgjegjësitë tona sepse nuk kemi informacion. Kjo është çështje edhe e të drejtave të njeriut”, ka thënë Prosperi.

Më tutje, Prosperi ka thënë se Prokuroria duhet ta përmbushë mandatin e vetë. Ai ka theksuar se është e çuditshme që Prokuroria gati një vit pas ngritjes së aktakuzës të merret sërish me hetime.

“Prokuroria duhet ta përmbushë mandatin e saj, mirëpo nëse hetimet vazhdojnë dhe ato nuk lidhen me ne, atëherë kjo pengon punën tonë. Unë vërej se Prokuroria ka dorëzuar gati një vit më parë aktakuzën, dhe thonë se ende janë duke kryer hetime, dhe ky pohim më duket i çuditshëm. Ne si ekip i mbrojtjes nuk kemi qenë në gjendje të udhëtojmë dhe takohemi me njëri tjetrin shkaku i Covid-it. Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se njerëzit nuk duhet të udhëtojnë në Kosovë. Nuk e di se çfarë thotë qeveria franceze apo Britanisë, mirëpo është shumë e rëndësishme që të takohemi dhe të diskutojmë. Klientin tim, zotin  Thaçi nuk e kam takuar që nga momenti i ngritjes së aktakuzës”, është shprehur Prosperi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polonia, Ukraina dhe Bullgaria kanë raportuar shifra rekorde të të…