Deri në fund të vitit do të vaksinohet 70 për qind e popullsisë
30 mars 2021
| 10:20
Shefja e imunizimit në IKShPK, Edita Haxhiu ka thënë se sot ka filluar procesi i vaksinimit ku po vaksinohen punëtorët shëndetësorë të Klinikës Infektive, kurse në sallën “1 tetori” janë duke u vaksinuar punëtorët e kujdesit primar të vijës së parë të frontit.
Ajo ka thënë se sipas panit shtetëror, janë planifikuar tri faza të vaksinimit dhe deri në 70 për qind e popullatës planifikohet të vaksinohet deri në fund të vitit varësisht prej kontingjenteve të vaksinave.
Sipas saj, janë 280 persona nga stafi shëndetësor të cilët do të vaksinojnë në gjithë Kosovën.
“Në sallën ‘1 tetori’ është planifikuar që 760 persona të vaksinohen gjatë ditës, ndërkaq në Klinikën Infektive sot dhe nesër do të vaksinohet stafi”, ka thënë ajo.



