Selimi: Duhen të ketë ndryshime në Përfaqësuesen e Kosovës
Humbja e Përfaqësueses së Kosovës në futboll 3-1 nga Spanja të mërkurën në Sevilla në kuadër të eliminatorëve për Kupën e Botës “Katari 2022” ka qenë e pritshme për trajnerin dhe analistin e futbollit në Kosovë, Musa Selimi.

Ky i fundit një ditë pas ndeshjes ka thënë për “Epokën e re” se ky është maksimumi i “dardanëve”, derisa ka apeluar se duhet të bëhen ndryshime në radhët e futbollistëve.
“Kaq janë kapacitetet e Kosovës për momentin. Normalisht se Spanja është një kombëtare e fuqishme dhe se është vështirë të përballesh edhe kur nuk është në ditët më të mira, por drejtuesit e federatës duhet të analizojmë këtë humbje, por edhe humbjen nga Suedia dhe të ndërmarrin hapa për të tejkaluar këtë situatë. Personalisht jam i mendimit se Përfaqësuesja duhet të freskohet me disa lojtarë të rinj, prandaj drejtuesit e FFK-së duhet të punojnë dhe kjo gjë të realizohet deri në ndeshjet e radhës kualifikuese”, ka thënë Selimi.
/Veton ZYMBERI/



