Vetëm Bedri Hamza dhe Enver Hoxhaj nga PDK marrin pjesë në seancën për presidentin
03 prill 2021
| 20:12
Aktualisht vetëm dy deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës po marrin pjesë në seancën ku do të votohet presidenti i ri i Kosovës.
Ata janë kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj dhe nënkryetari i Kuvendit nga radhët e kësaj partie Bedri Hamza.
Të shohim nëse do të qendrojnë deri në fund, apo do të jenë të pranishëm deri në fillimin e votimit dhe pastaj ta lëshojnë seancën.



