Presidentja Osmani: Sot është dita e Kosovës

04 prill 2021 | 20:04

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj para Kuvendit të Kosovës e ka nisur duke dhënë porosi për vajzat dhe gratë anembanë vendit.

Ajo ka thënë se gjithçka është e mundur kur ato ëndërrojnë dhe punojnë për realizimin e ëndrrave të tyre.

“Vullneti juaj qytetarë të nderuar i shprehur më 14 shkurt dhe vendimi i sotëm i Kuvendit më veshin me shumë përgjegjësi. Dashuria për Kosovën dhe bashkëvendësit tanë ka qenë motivimi më i madh gjatë jetës politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, ku vullneti juaj po plotësohet dhe institucionet po konstituohen plotësisht”, ka deklaruar Osmani, duke thënë se po e përmbyllet parathënia e historisë së re të Kosovës.

“Sot është dita kur ne dëshmojmë edhe një herë se me urti dhe vendosmëri dimë t’i përballojmë sfidat dhe dimë t’u japim kuptim. Sot po e përmbyllim parathënien e historisë së re të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë se Kosova me zgjedhjen për herë të dytë të një gruaje në postin e presidentit, po jep shembull për përfaqësimin e gruas në institucionet shtetërore.

“Në ditë si kjo gëzohem shumë për faktin për shembullin që po jep republika jonë në përfaqësimin e gruas në nivel institucional, qoftë në presidencë apo në kuvend. Kuvend është model për t’u ndjekur edhe nga demokracitë edhe më të konsoliduara. Institucionet e vendit tonë po reflektojnë gjithnjë e më shumë po reflektojnë strukturën e shoqërisë sonë dhe historinë tonë të larmishme, por kemi edhe shumë punë për të bërë”, ka deklaruar Osmani para deputetëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjosa Osmani zyrtarisht është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.…