Produktet StoneCastle shpërblehen me çmimin prestigjioz “Grand Gold Quality Award”

08 prill 2021 | 23:59

Produktet StoneCastle shpërblehen me çmimin prestigjioz “Grand Gold Quality Award” nga Monde Selection, një nga Institutet kryesor ndërkombëtar në Bruksel i udhëhequr nga një panel prej 80 ekspertesh të pavarur.

Veraria StoneCastle Vinetards & Winery, me kënaqësi ju njofton se iu ka ndarë çmimi i jashtëzakonshëm Grand Gold Quality Award për Verak 25 vjeçar dhe për Raki Rrushi e Rahovecit nga ana e Institutit prestigjioz për Cilësi “Monde Selection” në Bruksel.

Ky çmim garanton se cilësia e produkteve është testuar dhe aprovuar nga juria

profesionale nën procedurat rigoroze të vlerësimit dhe nën kritere strikte.

Duke festuar përvojën 60 vjeçare, “Monde Selection” e ka vendosur veten si autoritet udhëheqës në vlerësimin e cilësisë së produkteve, duke u bazuar në parametrat

organoleptikë dhe shkencor. Procesi i vlerësimit kryhet nga një juri ekspertësh, e cila

përbëhet nga enologët e njohur ndërkombëtarisht, somelierë master, profesorët e enologjisë, inxhinieret e kimisë dhe kolumnistë të specializuar të shtypit.

Për të garantuar një gjykim objektiv dhe gjithëpërfshirës, secilit prej anëtarëve të jurisë u kërkohet të plotësojnë në mënyrë të pavarur dhe pa disikutuar një formularë specifik vlerësimi, duke përfshirë deri 30 parametra vendosura profilin e cilësisë produktit.

Në “Monde Selection”, vlerësimi shkon përtej degustimeve të rregullta, pasi që juria ndanë njohuritë dhe përvojën e tyre, ndërsa vlerëson me kujdes çdo produkt individualisht dhe pa bërë krahasime.

Situata aktuale globale me pandemi nuk e ndali StoneCastle ngritjen e vazhdueshme cilësisë, gjë dëshmoj edhe kësaj radhe me pranimin e çmimit prestigjioz që iu është ndarë në World Quality Selections, në mesin e më shumë se 3100 produkteve nga vendet e ndryshme botës.

Marrja e çmimit prestigjioz Monde Selection Quality Award është një arritje mahnitëse, si dhe një instrument i fuqishëm për të inkurajuar prodhuesit që të fitojnë edhe më shumë besimin e blerësve.

StoneCastle falënderon gjithë klientët besnik, besojnë cilësinë e

padiskutueshme të produkteve, tashmë të dëshmuar shumë herë në nivel botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Daut Haradinaj ka…