Daut Haradinaj: E mbyllën Kosovën, tani duan t’i mbyllin mediat

17 prill 2021 | 15:31

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit sa i përket vaksinës Pfizer, ku medium Insajderi kishte zbuluar që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, nuk ka nënshkruar kontratë.

Haradinaj ka thënë se pas mbylljes së Kosovës, tani kjo Qeveri po mundohet t’i mbyllë edhe mediumet.

Postimi i plotë në fb:

Pasi e mbyllën Kosovën, tani po mundohen t’i mbyllin edhe mediumet e guximshme për raportimin e mosnënshkruarjes së kontratës për blerjen e vaksinës.

Logjikë tepër e gabueshme që dështimet e veta t’i arsyetojë me ndërhyrje në media nëpërmes policisë dhe prokurorisë.

Mos ta harrojmë edhe aferën e blerjes së maskave me çmim marramendës dhe vdekjen e të riut në Qendrën e Studentëve.

Të dyja këto raste janë për prokurorinë e guximshme, e assesi gazetari qe e kreu detyrën e vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Laura Fazliu e ka fituar luftën e parë e cila…