Abazoviqi kapet me një gjykatës: I lirove kriminelët dhe e arrestove shtetin, do të mbash përgjegjësi

25 prill 2021 | 11:29

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka akuzuar gjykatësin Mirosllav Bashoviq për lirimin e kriminelëve.

Për këtë, Abozoviqi ka thënë se Bashoviqi do të mbajë përgjegjësi.

“Për sa kohë që policia nuk i gjen anëtarët e dyshuar të klanit kriminal Kavaç të cilët u lanë të lirë dje me vendim të gjykatësit hetues Mirosllav Bashoviq, ai mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë profesionale dhe morale nëse ndonjë prej tyre, ndërsa është në arrati, kryen ndonjë krimi, për të mos përmendur ndonjë likuidim”, ka shkruar Abzoviqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Pasditen e djeshme, gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Mirosllav Bashoviq, ka hedhur poshtë propozimin e Prokurorisë Speciale të Shtetit për të dërguar në paraburgim organizatorin e pretenduar të grupit kriminal të katërmbëdhjetë anëtarëve, Sllobodan Kashçelan dhe pesë anëtarë të pretenduar të atij klani – Vlladimir Vuçkoviq, Zoran Kazhiq, Millosh Radonjiq, Kërsto Marosh dhe Darko Preleviq, shkruan “Vijesti”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka votuar sot për zgjedhjet…